Plas “lufta” mes Edi Ramës dhe Dritan Lelit

0

Kryeministri Edi Rama prej 2 ditësh ndodhet në Vlorë, ku ka inspektuar punimet infrastrukturore në qytetin bregdetar.

Ajo që ra në sy është fakti se Rama ka shmangur kreun e Bashkisë, Dritan Lelin, ndërsa u shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.

Gjatë vizitës Rama tha se: Spektakël është, dhe se si u hap gjithë kjo hapësirë. Dukej e pamundur që të kishte kaq hapësirë. Nga Sheshi i Flamurit deri tek Tuneli, ti ecën në këmbë pa ndërprerje ose me biçikletë. Super është, dhe prit që të hapet ajo tjetra aty.

Ky fakt duket se nuk e ka lënë të heshtur kryetarin e bashkisë së Vlorës i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”. Leli shkruan se: Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani.

Krisja mes Ramës dhe Lelit ndodhi menjëherë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi të kandidonte si deputet në zgjedhjet e fundit parlamentar. Ky refuzim ka shkaktuar edhe reagimin e socialistëve të Vlorës, të cilët po e sulmojnë çdo ditë Lelin, duke kërkuar kryerjen e një lloj gjyqi publik të tij, nëpërmjet mbledhjeve të këshillit bashkiak.

Postimi i Lelit:

Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani.
Skarifikimi i shtresës së asfaltit, riparimi, riasfaltimi dhe vijëzimi janë hapat që do të ndiqen në ditët në vazhdim.
Do të punojmë çdo ditë, deri në fund të projektit për riasfaltimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu