Emocionuese/ 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku humbën jetën familja Gushi me dy vajzat (Foto)

0

 

Ky është qytetari, i cili ndërsa ishte duke udhëtuar drejt jugut për fundjavë, pa e njohur familjen Gushi ka ndaluar tek vendi aksidentit dhe ka vendosur një tufë me lule.

Ai shprehet se e aksidentin tragjik e dëgjoi dje nga lajmet dhe se ai vetë sëbashku me familjen u ndje shumë i tmerruar.

 

Po ashtu ai tregoi se edhe mbesa e tij vetëm 3 vjeç filloi të qante kur kuptoi se shoferët ecin shpejtë dhe ka të tilla ngjarje e pasoja të rënda.

 

Ai i ka bërë apel të gjithë të rinjve, por jo vetëm që të ecin avash dhe mos ta tejkalojnë shpejtësinë, të zbatojnë rregullat e qarkullimit se marrin në qafë jetë njerëzore.

Sikurse shihet edhe nga pamjet ishte vetë mbesa e tij 3 vjeçare që ka shkuar dhe ka vendosur tufën me lule në vendin e aksidentit tragjik ku u shua familja Gushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu