Po çmontonte çatinë, bie nga lartësia 50-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një shqiptar nga Kosova, 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrave teksa punonte në çmontimin e çatisë në supermarketin në Udine.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane ku shkruajnë se 50-vjeçari Flamur Alsela, me origjinë nga Kosova, ka vdekur si rezultat i lëndimeve të marra, ndonëse atij i ishte dhënë ndihma e parë nga kolegët dhe po ashtu nga stafi mjekësor që erdhi te vendi i ngjarjes.

“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, është thënë nga sindikata e punëtorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu