Po hiqte dekorimet e Vitit të Ri, rrëzohet nga vinçi punonjësi i Bashkisë, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

0

Një punonjës i Bashkisë Korçë është rrëzuar pasditen e sotme, gjatë kohës që ishte duke punuar në vinç për heqjen e dekorimeve të Vitit të Ri, në zonën e pedonales në qytetin juglindor.

Nga informacionet paraprake mësohet se ai është transportuar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë dëmtime në trup duke thyër këmbën.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Pavli Dajko, punonjës në Ndërmarrjen e Shërbimeve të Bashkisë Korçë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu