Shpërthen në flakë makina në Elbasan, shoferi braktis mjetin dhe largohet me vrap. Emri

0

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor ish Metalurgjik-Elbasan, tek “Ura e Kushës”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit Arrilla Debit dhe mbeten mister arsyet e braktisjes së mjetit tip ‘Renault’ nga shoferi.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e tyre.

Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes së makinës nga flakët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu