Po përpiqej t’i ikte policisë, mbytet në lumë shqiptari në Zvicër

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Zvicër.

Një 28-vjeçar nga Kosova është mbytur në lumin Ticino, teksa po përpiqej që t’i ikte policisë.

Sipas raportimit të medieve të huaja, i riu ishte në ndjekje nga policia, pasi akuzohej se grabiti një apartament në Bellinzonese.

Ndërsa ikte nga policia, ai u hodh në lum dhe u mbyt. Trupi u gjet rreth orës 10 të mëngjesit në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu