Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet gruaja në Pogradec

0

Një aksion blic i ndërmarrë nga policia e Pogradecit ka bërë të mundur ndalimin e një gruaje, e cila po transportonte në automjetin e saj dy emigrantë të paligjshëm.

Aksioni sapo është finalizuar nga forcat ‘Shqiponja’ dhe agjentët e trafikut.

Bëhet me dije se është shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesja e mjetit, së bashku me dy emigrantët e paligjshëm.

Materialet hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu