Po udhëtonin drejt Gjermanisë, sulmohet në Serbi autobusi i shqiptarëve

0

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në kryeqytetin e Serbisë. Xhami i autobusit u thye me mjete të forta në autostradë afër Beogradit. Nga ngjarja mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa njerëzit janë trembur.

Kompania turistike e autobusit në fjalë ka konfirmuar sulmin duke shtuar se pasagjerët nuk janë lënduar.

‘Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i perfunduar disa procedura ligjore, dhe udhetimi do të vazhdojë.’

Autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident dhe nuk dihet ende motivi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu