Po udhëtonte me helikopter/ Ndërron jetë miliarderi i Evropës

0

Miliarderi Petr Kellner, njeriu më i pasur i Republikës Çeke dhe një nga më të pasurit në Evropë ka ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter në Alaskë.

Grupi i tij financiar PPF njoftoi vdekjen e miliarderit dhe gjithashtu katër personave të tjerë.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit, ndërsa ka nisur një hetim nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Biznesmeni 56-vjeçar, vlera neto e të cilit është vlerësuar në 17.5 miliardë dollarë nga Forbes, ishte në bordin e një helikopteri Airbus AS350 B3 kur u rrëzua.

Burimi: news.sky.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu