Polici bashkohet me turmën, qytetarët e duartrokasin dhe e përqafojnë të emocionuar

0

Gjatë protestës së sotme, qytetarët u shfaqën më të revoltuar se kurrë, duke shkatërruar çdo gjë që i dilte para.

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit ka irrituar qytetarët shqiptarë, ku këta të fundit janë përplasur me policinë.

Nga ana tjetër, policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse me përqindje piperi për të shpërndarë turmat.

Por, gjesti i policit të qarkullimit ka lënë pa fjalë të gjithë protestuesit.

Polici i qarkullimit i është bashkuar turmës në shenjë solidariteti, ndërsa qytetarët e kanë duartrokitur dhe përqafuar atë të emocionuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu