Greqi/ Masa të reja për ata që kalojnë në kufirin grek nga 18 dhjetori

0

Autoritetet greke kanë bërë të njohur rregullat e reja në kuadër të masave anti Covid për personat që do të hyjnë në Greqi gjatë periudhës 18 dhjetor-7 janar.
“Karantina e detyrueshme për ata që udhëtojnë nga jashtë në Greqi dhe hyjnë në vend nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 është e kufizuar, nga 10 ditë, në 3 ditë”-, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
Qeveria ka marrë këtë vendim, pasi kohët e fundit ka pasur reagime të forta nga ata që dëshironin të ktheheshin në Greqi dhe u detyruan të qëndronin në karantinë për dhjetë ditë.
Masat paraprake për hyrjen në vend, siç thonë ata, ishin tashmë të rrepta me detyrimin për të paraqitur një test negativ të koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu