Policia e shtetit feston sot 109-vjetorin,zhvillohet ceremonia edhe në Elbasan (FOTO)

0

Në kuadër të 109 vjetorit të krijimit të policisë së shtetit edhe ne drejtorinë vendore të Elbsanit është zhvilluar ceremonia e përvitëshme. Përpara efektivëvë të cilët I drejton prej disa muajsh kryepolici I Elbasanit Ardian Çipa tha se policia do të vijojë të punë me përkushtim dhe përgjegjshmëri për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve të qarkut të Elbasanit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja I cili veç falenderimeve për efektivet e policisë ofroi edhe bashkëpunimin e institucionit që drejton në mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë në bashkinë Elbasan.

Ndërkohë që në këtë ditë nuk mungoi as as mesazhi I dhënë nga drejtori I përgjithshëm I poliscisë së shtetit Gledis Nano.

Kryepolici Gledis Nano apeloi vartësit e tij të mos shpërdorojnë besimin e qytetarëve, të sillen humanë me ta dhe të ashpër me shkelësit e ligjit.Nano evidentoi se në këtë rrugëtim 109-vjeçar, Policia e Shtetit ka pësuar transformime të mëdha.Në këtë përvjetor të rëndësishëm ishte dita për të kujtuar dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu