Policia e Tiranës kontrolle blic, dyshohet se në PERIFERI fshihet Talo Çela

0

Policia e Tiranës ka nisur kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në periferi, ku mendohet se streohet i shumëkërkuari.

Po kërkohet Talo Çela! I shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ka dalë nga ‘strofkulla’ e tij dhe ndodhet në Tiranë. Pasi kanë marrë këtë informacion, Policia e Tiranës ka nisur kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në periferi, ku mendohet se streohet i shumëkërkuari.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë sinjal për arrestimin e tij, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndodhur, edhe pse Policia nuk ka dalë me një version zyrtar. Ndërsa jo më larg se dje, Çela i shpëtoi forcave RENEA që kishin shkuar për kontrolle në Peqin, ku mendohej se ai fshihej në banesën e një personi me influencë.

Por asnjë shenjë e tij nuk është zbuluar. Madje ikja e tij shkakoi përplasje mes Policisë së Peqinit dhe RENEA-ve, pasi këta të fundit i akuzuan për dekonspirim operacioni. RENEA shkoi dje në Peqin me informacion të saktë, por sërish dolën me duart bosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu