Policia në ndjekje të makinës së tre të rinjve,ja ç’ndodhi më pas

0

 

Policia e Beratit u vu në ndjekje të një makine ku brenda ishin tre të rinj dhe po transportonin drogë. Në pranga përfunduan dy prej tyre, pasi njëri arriti të arratisej.

Mësohet se policia u ka kërkuar të ndalonin makinën, por ata nuk i janë bindur dhe në përpjekje për të shpëtuar e kanë aksidentuar dhe mjetin e uniformave blu, që ata të mos i ndiqnin.
Gjatë ndjekjes policia ka konstatuar se ata kanë hedhur nga automjeti i tyre sasinë e lëndës narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe Xhuljano Mollaj të cilët në momentin e ndjekjes, kanë pasur në makinë rreth 340 gram kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre.

Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu