“Porta e Poezisë në Elbasan”,një mbrëmje artistike ku fjala dhe muzika shkrihen në një

0
Screenshot

Ishte një mbrëmje vërtetë emocionuese ajo e prezantuar në Teatrin Skampa në Elbasan.Recitali poetik “Porta e Poezisë Elbasan”mundësoi prezantimin e 40 poezive të shkruar nga njërëzit e penës qofshin ata profesionist ose jo.

Nën interpretimin e aktores Egla Ceno dhe nën vijën melodike të mjeshtrit Zeqir Sulkuqi në violinë,publiku përjetoi një mbrëmje plot ngjyra.E emocionuar u shpreh në mbyllje të mbrëmjes magjike aktorja Egla Ceno.

Për mjeshtrin Sulkuqi ishte një eksperiencë tepër e bukur.Tingujt e violinës së tij,shkriheshin magjishëm me fjalët e përzgjedhura nga poetët.

Ishin të shumtë ata që ndoqën mbrëmjen poetike në Elbasan.Poetët e pranishëm kërkuan që aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta në Elbasan.

Teatri Skampa nisi siparin e tij me recitalin poetik “Porta e Poezisë Elbasan” ,i cili këtë vit erdhi në edicionin e tij të 4./Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu