Postimi i pazakontë i Trump për eklipsin diellor bëhet viral: Momenti më i rëndësishëm po ndodh

0

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një postim unik në rrjetin e tij social “Truth” të eklipsit diellor, të cilën e lidhi dhe fushatën zgjedhore.

Videoja tregon një skicë të kokës së Trump që bllokon diellin, me mbishkrimin: “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore po ndodh në vitin 2024”.

Pamjet tregojnë një turmë të madhe duke vëzhguar ngjarjen qiellore duke mbajtur syze mbrojtëse. Megjithatë, video merr një kthesë të pazakontë kur në vend të hënës, një siluetë masive e kokës së Donald Trump, i afrohet ngadalë diellit. Me modelin e flokwve dhe vetullat e tij të veçanta, koka e Trump eklipson plotësisht diellin, ndërsa turma brohorit me gëzim. “Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë atë të shkëlqyeshme përsëri,” shkruhej mbi videon, e ndjekur nga “Trump 2024”.

https://twitter.com/i/status/1777296255271440620

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu