Prag tragjedie në Golem! Varka e të rinjve mbushet plot me ujë, pronari harroi të vendoste tapat

0

Pushimet në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar e kjo vërtetohet çdo ditë e më shumë. Çmimet e larta, mungesa e shërbimeve sipas standardeve dhe mos korrektësia janë vetëm disa prej problemeve me të cilat hasen shqiptarët në plazhet e vendit tonë.

Disa të rinj në plazhin e Golemit ditën e sotme kishin vendosur të merrnin një varkë për të shëtitur nëpër det. Por teksa ndodheshin në mes të detit ata panë se tapat e varkës mungonin dhe varka u mbush plot me ujë. Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se kishin paguar 1000 lekë për një orë shëtitje me varkë por pronarët nuk ishin kujdesur aq shumë sa të shihnin se varka ishte pa tapa. Fatmirësisht të rinjtë kanë arritur të dalin nga deti shëndoshë e mirë duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Burimi/ JOQ ALBANIA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu