Prefekti i qarkut mbledhje me drejtorët e ZVA-ve

0

Prefekti i qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi ka pasë sot një takim me drejtorët e ZVA-ve të ndtyshme. Fokus në këtë takim ishin fëmijët të cilët janë rregjistruar për herë të parë në klasë të parë gjithashtu edhe situatën e covidit në vënd. Përfaqësues në këtë mbledhje ishin nga të gjitha bashkitë dhe zva e qarkut Elbasan ashtu si edhe me përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policise. Gjatë mbledhjes u paraqit një përmbledhje e plotë e ecurisë së deritanishme të regjistrimit duke nxjerrë numrin total të fëmijëve të cilët kanë mbushur moshën e detyrimit shkollor, numrin faktik e nxënësve të regjistruar si edhe motivet dhe arsyet që kanë sjellë mos regjistrimin e nxënësve të tjerë ku kryesisht prevalon arsyeja e lëvizjes së këtyre familjeve jashtë vendit apo në qarqe të tjera të Shqipërisë. Fjalën hapëse e pati prefekti i qarkut Spiro Maliqi i cili foli më detajisht mbi proceset e arsimit që janë vënë në zbatim këto kohë.
Më pas drejorët e zva-ve të ndryshme raportuan mbi problemet që hasen në shkollat e bashkive të tyre
Ky takim u mbyll duke lënë hapur ende takime të tjera që do të bëhen në të mirë të arsimit në të gjithë qarkun e Elbasanit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu