Prek me fjalët e tij djali i shoferit që vdiq në aksidentin në Kroaci: Ah mar bab, kur t’kam çu tek autobusi…

0

Nga aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 9 pasagjerë që po ktheheshin nga Gjermania në Prishtinë dhe njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj. Dhimbja është e madhe, ndërsa djali i shoferit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, pasi ka mësuar lajmin tragjik.

“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.

Shoferi i autobusit që shkaktoi tragjedinë në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe mbi 40 mbetën të plagosur është arrestuar.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu