Premtimet e Bashës pas 25 prillit: Rritje pensionesh e asistence, pagë mujore për të porsalindurit

0

Partia Demokratike prezantoi sot programin “Shqipëria fiton mirëqenien sociale“. Për shqiptarët këto janë zgjedhje jetike thotë Basha ndërsa nënvizon se në zgjedhjet e 25 prillit populli duhet të zgjedhë “mes dinjitetit apo atyre që varfërinë dhe braktisjen e përdorin në mënyrën më çnjerëzore për t’iu detyruar të shisni edhe votën tuaj”

Basha thotë se ndryshe nga qeveria e kryeministrit Rama që braktisi pensionistët, njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet në nevojë, Partia Demokratike do i kushtojë vëmendje të madhe.

”Nuk është një plan mrekullish, por është një plan stabilizimi, normalizimi dhe rimëkëmbjeje. Një plan pune për të cilin na kanë ndihmuar specialistët dhe ekspertët më të mirë të fushës.Një plan pune që do të zbatohet nga profesionistët menjëherë pas fitores së zgjedhjeve” u shpreh Basha sot paradite gjatë prezantimit të programit.

Kryetari i PD-së angazhohet për të rritur pensionin dy herë më shumë se inflacioni për 650 000 pensionistët shqiptarë si dhe të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë

Premtimet e Bashes

Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit!

Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.

Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar.

Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.
Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja.

Ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë.
5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për anesën e tyre.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu