“Erdha ta takoja një vajzë që njoha në Tik Tok”/ Kapet me 5 kg kokainë, shqiptari: Nuk e dija që e kisha

0

Rtvoost shkruan se 30-vjeçari po drejtonte një Opel Insignia ku u ndalua nga policia dhe iu gjet 5 kg kokainë e fshehur nën kroskot.
Drejtësia holandeze ka kërkuar 3 vite burg për një 30-vjeçar shqiptar i cili u kap me 5 kilogramë kokainë në afërsi të Deventerit në Holandë. Rtvoost shkruan se 30-vjeçari po drejtonte një Opel Insignia ku u ndalua nga policia dhe iu gjet 5 kg kokainë e fshehur nën kroskot. Prokuroria holandeze dyshon se shqiptari është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kur doli para gjykatës i riu shqiptar është justifikuar se ai kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në rrjetin social, në Tik-Tok.

“Njoha një vajzë përmes Tik-Tokut dhe doja ta vizitoja,” tha ai.

Gjithashtu, 30 vjeçari shqiptar ka bërë të ditur se ai ia kishte marrë makinën hua një të panjohuri në Gjermani.

“A nuk është e çuditshme që dikush që nuk e njeh të jep hua makinën?”, pyeti gjykata të dyshuarin.

“Kjo s’është ndonjë gjë e pazakontë për ne shqiptarët kur takohesh jashtë vendit”, tha 30-vjeçari.

Ndërkaq, avokati i shqiptarit, Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që droga ishte fshehur në makinë.

“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë ​​të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë,” tha ai.

Ai kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar ndërsa iu referua vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu