Presidenti Begaj në “Panairin e gjelit të detit”në Peqin

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot një takim në bashkinë e Peqinit , ku u mirëprit nga kryetari i bashkisë Bukurosh Maçi dhe zyrtarë të tjerë .

Më pas vizita e tij vazhdoi në panairin ” gjeli i detit ” në fshatin Pajovë .

“Ku më mirë se në Peqin mund të gjesh ushqime bio ,për të cilat njerëzit këtu duhet të jenë krenarë dhe ti promovojnë sa më mirë për ti pasur ato në të gjithë Shqipërinë, pasi shoqëria jonë duhet të ndërgjesohet  që të blejë këto prodhime të shëndetshme”, u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajtjen e traditës familjare dhe lokale  të vërejtur në produkte bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu