Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, ndan historinë frymëzuese me bukinistin elbasanas, Ndriçim Ziu, në Ditën Botërore të Librit

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, ka ndarë historinë frymëzuese me bukinistin elbasanas Ndriçim Ziu në Ditën Botërore të Librit. Z. Ziu shet çdo ditë libra në trotuarin pranë bulevardit ‘Aqif Pasha’ në këtë qytet duke dëshmuar se, sado të përparojë teknologjia, libri mbetet i pazëvendësueshëm.

‘Sot, në Ditën Botërore të Librit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, ndau në profilin e tij zyrtar në facebook një takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit, zotin Ndriçim Ziu. Prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.

Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip, një iniciativë e tij, e ndërmarrë që në fillim të mandatit.

“Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”, – shprehet Presidenti i Republikës’, shkruan Presidenca. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu