Presidenti Ilir Meta reagon pas letrës së politikanes gjermane për “patronazhistët”

0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës së Rezarta Reimann, nënkryetares së Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schgwabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama mbi publikim e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve.

Meta shprehet se publikimi i të dhënave personale ka alarmuar çdo shqiptar dhe çdo evropian, ndërsa i bën thirrje drejtësisë të veprojë dhe të nxjerrë përpara ligjit përgjegjësit.

Postimi i plotë:

Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu