Presidenti Meta:Po të funksiononte Prokuroria , nuk do ndodheshim në këtë situatë

0

Presidenti Ilir Meta,i ftuar në emisionin Info Focus ka folur gjatë për situatën që ndodhi disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Presidenti Meta:

“Dihet kush është përgjegjësii për ngjarjen e sotme të ndodhur në Elbasan.Për fat të keq edhe Elbasani është një nga qarqet më problematike për shkak të një  mungese të një policie  të paanshme.Është evidente që njerëz me armë pa leje qarkullojnë në qytet. A është kjo normale?

Unë apeloj që të zbardhet urgjentisht ngjarja.Së dyti , ngushëllime familjes dhe urojmë të kalojnë të lënduarit sa më shpejtë këtë situatë .Është e rëndësishme që të reflektojmë.

Po të funksiononte Prokuroria , nuk do ndodheshim në këtë situatë. Po të funksiononte policia, njerëzit me armëmbajtje pa leje , nuk do të qarkullonin me armë.”

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu