Prindërit varin prej këmbësh të dashurin e vajzës, bashkëjetonin pa lejen e tyre

0

Një i ri u var me kokë poshtë për gjysmë ore në Indonezi sepse prindërit e të dashurës së tij nuk miratuan që ata të jetonin bashkë. Mario Natriti, 23 vjeç, u zhvendos me të dashurën e tij Desiana, 20 vjeç, në provincën Lindore Nusa Tenggara, Indonezi në 20 Tetor.

Familja e të dashurës së tij u tërbua kur zbuluan se çifti po jetonte së bashku, pasi thuhet se kishte thyer një zakon që ndalon partnerët të qëndrojnë me njëri-tjetrin pa lejen e prindërve të tyre.

Pasi u lirua ai u transportua për në spital për shkak se kishte dhimbje koke, por për fat të mirë pa probleme serioze.

Nëna e Marios e zëmëruar tha:

Jo vetëm që e kanë varur nga këmbët, por edhe e kanë rrahur. Dua që të veprojë drejtësia. Ma kanë trajtuar si kafshë. Djali im nuk është kriminel që të varet e të torturohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu