Problemet që janë hasur në disa qendra votimi në mbarë vendin

0

Zëdhnësja e KQZ ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se janë hasur problematika në vazhdueshmërinë e procesit të votimit në disa 240 qendra votimi si shkak i mos-funskionimit të pajisjeve elektronike apo mungesës së materialeve zgjedhore në zona të thella.

Ditën e sotme, ka pasur shumë probleme të raportuara në qendra votimi të qyteteve të ndryshme duke bërë që procesi i votimit të jetë i ngadaltë, të ndërpritet apo të rikthehet procesi i votimit në mënyrë manuale.

Në Qendrën e Votimit 3337 në fshatin Çetë i Devollit në ish komunën Cukalat nuk ka filluar ende proçesi i votimit. Komisionerët nuk gjejnë kartën e pajisjes elektronike që verifikon kartat e identitetit. Për këtë problem është njoftuar KQZ dhe pritet të merret një vendim për të filluar proçesi pa pajisjen elektronike.

Ndërkohë, ndërpritet procesi i votimit në qendrën 3191 në Libofshë. Shkak është bërë bllokimi i paisjes identifikuese. Janë në pritje të teknikut për të riparuar pajisjen.
Momentalisht nuk po votohet.

Gjithashtu në fshatin Bradashesh të Elbasanit në QV 2394/1, procesi i votimit nuk ka vijuar, pasi në kutitë e votimit nuk është gjetur asnjë fletë nga ana e komisionerëve në mënyrë që procesi i votimit të nisë.

Më herët problem të tilla lidhur me procesin e votimit janë raportuar edhe në Lezhë dhe Lushnjë ku 28 qendra votimi i janë rikthyer mënyrës së votimit manual.

Probleme me procesin e votimit janë shfaqur edhe në qytetin e Shijakut, kun ë dy qendra votimi kanë vështirësi përsa i përket pajisjeve elektronike duke bërë që të ndalohet procesi i votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu