Procedim penal për 33-vjeçaren që aksidentoi lehtë nënë e fëmijë në Elbasan

0

Elbasan – Sektori i Qarkullimit Rrugor ka referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetases F. F., 33 vjeçe. Ky veprim pason një aksident të ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti i drejtuar nga F. F. ka përplasur lehtë shtetasen A. S., 40 vjeçe, dhe djalin e saj 4-vjeçar, të cilët po lëviznin si këmbësorë.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka shkaktuar lëndime të lehta tek nënë e bir, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa drejtuesja e automjetit është vënë nën procedim penal për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu