Procedohet penalisht 26-vjeçari në Elbasan, iu gjet drogë në automjet

0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë konstatuan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur nëse i riu ishte pjesë e aktivitetit të shpërndarjes në zonën e Elbasanit.