Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit rutinë ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përtej normave të lejuara nga Kodi Rrugor.
Policia thekson se drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit vijon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, ndërsa kontrollet në akset kryesore të qarkut do të intensifikohen.





