Elbasan – Sektori i Qarkullimit Rrugor ka referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili akuzohet për shkaktimin e një aksidenti rrugor në aksin “Elbasan-Peqin”.
Sipas burimeve zyrtare, i riu, teksa drejtonte automjetin e tij, është përplasur me automjetin e shtetasit A. Z., 60 vjeç. Përplasja ka shkaktuar lëndime të lehta tek një pasagjere që ndodhej në automjetin e 60-vjeçarit. I dëmtuari mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i moshës 18 vjeç do të përballet me procedurë penale për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.