Procesionarja dëmton pishat në Gjinar, flasin banorët

0

Procesionarja, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave ka prekur në masë pyjet në zonën turistike të Gjinarit, Elbasan. Ajo është përhapur me shpejtësi dhe siç duket edhe nga pamjet, këtu asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur.

Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të parikthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë duke shkaktuar tharjen e plotë të saj. Në këtë zonë nevojitet një ndërhyrje urgjente pasi me këtë ritëm, në Gjinarin turistik shumë shpejt nuk do të kemi më pyje me pisha.
Kryetari i Njësisë Administrative Gjinar, z.Hirakli Sota shprehet se procesionarja ka përparuar shumë në zonë e Gjinarit dhe të Labinotit dhe po dëmton këtë fond pyjor. Krimbi sipas tij duke u ushqyer me gjethet e pishës krijon kushte për tharjen e pishës duke ulur rritje të masivit pyjor.

E ndërsa banorët flasin mjaft të shqetësuar, për to mjafton një angazhim i qeverive vendore, bashkive që të monitorojnë situatën në vazhdimësi, pasi asnjë institucion deri më sot nuk është interesuar për këtë situatë.

Ndërsa në Mars të vitit 2015 Ministria e Mjedisit nisi punën për luftimin e procesionares në 6400 ha pyje me pisha në vend. Ky aksion përfshiu edhe zonën e Gjinarit në Elbasan, por siç duket rezultati nuk është ai që pritej.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu