Prokuroria Elbasan konfirmon: Çështja e Ardian dhe Florenc Çapaj shkon në SPAK

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Ardjan Çapjas, Florenc Çapja dhe 4 anëtarëve të tjerë që morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqiri.

Burime bëjnë me dije se prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. Argumenti qe i ka kaluar SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhëravre për ekzekutimin e personave.

Ja njoftimi i Prokurorisë Elbasan:
Ju konfirmoj që procedimi penal nr.1121 viti 2012, në ngarkim të Ardian Çapja, Florenc Çapja, etj. ka kaluar për kompetencë hetimi në SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu