Prokuroria merr vendimin për Olger Mustafën,vrasësin e Altin Balliut

0

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 22 vite për autorin e vrasjes së Altin Balliut. Ngjarja e cila tronditi qytetin e Korçës para dy vitesh, më 17 janar 2019, ku Olger Mustafa qëlloi me 4 plumba Altin Balliun.

Edmond Shytko, përfaqësuesi i Prokurorisë së Korçës, pas shqyrtimit gjyqësor, doli në përfundimin se i akuzuari, Olger Mustafa nuk duhet të akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, por me akuzën e ‘Vrasje me dashje’.

Altin Balliu mbeti i vdekur më 17 janar të 2019-s pas një sherri banal mes Olger Mustafës dhe grupit të shoqërisë së viktimës. Autori i dyshuar fillimisht i sulmoi me makinë dhe me levë të rinjtë, ndërsa më pas qëlloi në drejtim të tyre me armë zjarri, ndërsa nga pamjet e sekuestruara nga bizneset u provua dhe të shtënat në drejtim të Balliut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu