Debat i fortë mes kontrollorëve : I thashë Flora Ndrecës zbrit nga kulla se do të të hedh poshtë

0

Një debat i ashpër ka ndodhur mes kontrollorëve të Albcontrol në lidhje me firmosjen e dokumentit për paftësi punë, para se 60 kontrollorët të vendosnin unanimisht të pezullonin punën e tyre.

Zbardhet dosja e Prokurorisë ku shihet debati i ashpër mes Flora Ndrecajt, e cila vazhdon të qëndrojë në burg, dhe Kujtim Malkos.

“Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”, lexohet në mesazhin që Flora Ndrecaj i ka shkruar kolegut të saj Florjan Qirjako.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se nga deklarimet e dhëna prej tyre rezulton se plotësimi i deklaratës së paaftësisë të perkohshme është kërkuar nga drejtuesit e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, shtetasit Flora Ndreca dhe Mujhin Mezini.

Ndër të tjera, në dokument është zbardhur dhe dëshmia e shtetasit Kujtim Malko, i cili ka refuzuar fillimisht të firmoste paaftësinë e përkohshme. Ai madje e ka kërcënuar Flora Ndrecën se do ta hidhte nga Kulla nëse nuk largohej.

“Në datë 06.04.2021 kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Shtetësja Flora Ndreca më ka pyetur çfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj. Më ka pyetur përse nuk e plotësoj.. Unë i kam thënë se kjo është puna ime. Debati për plotësimin e formularit ka vazhduar për disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debati në vendin e punës, unë i kam kërkuar që të largohet nga kulla. Në këtë moment ajo më është drejtuar duke më thënë ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se përndryshe do të hedh,” thuhet ndër të tjera në dokument.

Më herët, është zbardhur e plotë dëshmia e kontrollores Flora Ndreca,e cila mbahet e ndalur prej pothuajse dy ditësh, pas situatës së krijuar në Rinas, ku si pasojë e paaftësisë të përkohshme që shpallën një pjesë e mirë e punonjësve të Albcontroll, i ndërprenë fluturimet për 2 ditë.

Ndreca ka sqaruar të gjithë dinamikën e krijuar, dhe sesi ajo dhe katër kolegë të saj janë shkarkuar nga puna, vetëm për shkak se shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për punë. Ndreca pyetet dhe nëse ka ndikuar te kolegë të tjerë, por edhe se me kë shoqërohej në takimin që ka pasur me presidentin Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu