Protesta të dhunshme në Greqi pas tragjedisë së trenave

0

GREQI- Kanë përfunduar protestat për aksidentin e trenave në Larisa ku humbën jetën 57 persona. Në mesditë pati incidente të shumta përballë Parlamentit të vjetër, kur anarkistët hodhën bomba molotov dhe policia u përgjigj me kimikate.

Qendra e Athinës ishte e bllokuar, në kuadër të mobilizimeve të grevës në të gjithë vendin për tragjedinë e Tempit. Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur në qendër që nga mesdita për të marrë pjesë në marshim. Protestuesit mbanin pankarta me parulla jashtë Kuvendit. Greva u mbajt në shenjë proteste për tragjedinë e trenit në Tempe, me kërkesë që të mos fshihen përgjegjësitë, kundër privatizimit dhe me kërkesë për masa sigurie në transport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu