Së shpejti do të kemi dasëm?! Pique pas ndarjes nga Shakira po planifikon martesën me partneren e re!

0

Orët e fundit ka dalë në pah ajo që mund të jetë një bombë e vërtetë në marrëdhënien mes Gerard Pique dhe Clara Chia. Ish-futbollisti mund të jetë duke menduar të marrë një vendim në lidhje me të dashurën e tij aktuale, duke bërë diçka që nuk e ka bërë kurrë në lidhjen e mëparshme me Shakirën.

Nëse thashethemet janë të vërteta, mund të jetë një motiv i mëtejshëm që këngëtarja të zemërohet me të. Ndoshta do të kemi edhe një referencë për të në një këngë të ardhshme.

Sipas programit ‘Fiesta’, ish-lojtari i Barcelonës dhe Clara Chia mund të martohen pasi “janë shumë të dashuruar”. Kujtojmë që Pique dhe Shakira, të cilët në lidhjen e tyre 11-vjeçare kishin dy fëmijë, nuk u martuan. Edhe pse në këtë rast mund të ketë të bëjë më shumë me Shakirën sesa me Piquen, pasi këngëtarja nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.

Së shpejti do të kemi dasëm?! Pique pas ndarjes nga Shakira po

“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, tha Shakira më parë. Gjithçka që ka të bëjë me Pique-n dhe Clara Chian ka qenë një burim zemërimi për Shakirën, siç e ka treguar ajo në tekstet e saj të fundit në ‘BZRP Music Sessions 53’. Kënga është bërë një hit në mbarë botën, duke e bërë ndarjen e saj nga ish-lojtari i Barcelonës një pikë të pashmangshme bisede publike.

Sa i përket Pique dhe Clara Chia, marrëdhënia e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë. Ata prej javësh jetojnë së bashku, zyrtarisht, në një apartament që ish-futbollisti ka në një nga zonat më luksoze të Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu