Protestë kundër marrëveshjes për refugjatët me Italinë/ Aktivistët përplasen me policinë e Lezhës: Nuk do ndalemi (VIDEO)

0

LEZHË-Një grup aktivistësh të rinj kanë protestuar në Lezhë kundër marrëveshjes së nënshkruar disa jave më parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për refugjatët.

Sipas raportimeve në media, policia ka penguar aktivistët për të vendosur çadrën “kamp” në shenjë proteste përpara Bashkisë Lezhë.

Kjo ka sjellë dhe përplasje mes aktivistëve dhe policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshëm diçka të tillë.

“Kemi ndjekur të gjithë hapat ligjorë të nevojshëm. Kemi njoftuar edhe policinë e shtetit sipas ligjit për tubime 5 ditë përpara.Nuk na kanë sjellë asnjë përgjigje që të spostohemi ose se nuk eshtë e mundur të protestohet për ndonjë arsye. Por sot që vijmë vendosim kampin policia bashkiake nuk na lejon dhe shefi i policisë thotë se duhet leje shtesë nga bashkia. Ne i themi se po kryen vepër penale të dënueshme deri në 7 vjet sepse po na privon nga e drejta jonë kushtetuese për të protestuar.”, shprehet një nga aktivistet. Ato shprehet se do bëjnë kallëzim penal për këtë dhe se nuk do të ndalen nga protesta e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu