PS ndryshon listën e kandidatëve të Elbasanit. Ja renditja përfundimtare

0

Partia Socialiste korrigjoi listën me kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit pas parregullsive të konstatuara aty nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Marsida Hyseni, e cila mbante vendin e 12 në listë është spostuar për në vendin e 13, ndërsa në vend të saj kalon Shkëlqim Bullari, i cili ishte renditur si nr.13 nga Rama fillimisht.

Ndryshimet janë kërkuar për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore pasi në fund të listës në Elbasan ishin renditur njëri pas tjetrit tre meshkuj.

Lista e Elbasanit kryesohet nga ministrja Evis Kushi, ndërsa Taulant Balla gjendet si nr.8 i saj duke vendosur kështu kufirin e deputetëve që do të marrë PS në këtë qark sipas kryeministrit Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu