Pse mënyra se si Gwyneth Paltrow aplikon kremin e diellit është e gabuar ?

0

Aktorja, modelja dhe themeluesja e Goop ndau rutinën e saj të makeup dhe kujdesit naj lëkurës në një video të Vogue dhe shumë gjëra në video janë thjesht gabim.

Gwyneth vendos pak krem kundër diellit në hundë dhe në majat e mollëzave, “në zonat ku vërtet bie dielli”, sipas saj. Megjithëse, 48-vjeçarja pranon se nuk është tipi i personit që aplikon SPF nga “koka te këmbët”, sasia dhe mënyra e aplikimit që ajo bën është tërësisht e padobishme.

Sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës në SHBA, për të arritur mbrojtjen e duhur “duhet të përdorni afërsisht dy miligramë krem mbrojtës nga dielli për një centimetër katror të lëkurës”, ose sa gjatësia e dy gishtave për gjithë fytyrën.

Jo vetëm që aplikimi i qëndrueshëm dhe i plotë i kremit parandalon shenjat e parakohshme të plakjes, por është gjithashtu thelbësor në parandalimin e kancerit të lëkurës, lloji më i zakonshëm i kancerit në Shtetet e Bashkuara.

Edhe dermatologët konfirmojnë se aq pak sasi e aplikuar nga Gwyneth nuk është efektive. Fakti që aktorja ka 7.5 milionë ndjekës në Instagram dhe një kompani si Goop, që madje edhe shet krem dielli, por nuk di ende rëndësinë e tij është zhgënjyese nga të gjithë.

Për më tepër, një tjetër gabim është se pas kremit kundër diellit, aktorja aplikon hidratuesin. Jo, është e kundërta: Hidratues, pastaj krem dielli!

Në rrjetet sociale të Paltrow mbizotërojnë komente të tipit :

“Sa herë që Gwyneth jep një ‘sekret bukurie’, një shkencëtar vdes nga brenda. Sot ishte një dermatolog.”

“Nëse doni të dukeni 10 vite më të mëdhaja në moshë dhe të keni dëmtim nga dielli, ndiqni këshillat e saj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu