Pse nëna e Caroline i dha pilotit 20 mijë euro dhjetë ditë para vrasjes

0

Avokati i prindërve të Caroline ka thënë se nëna e 20-vjeçares i dha pilotit 32-vjeçar 20 mijë euro dhjetë ditë para se t’i vriste të bijën.

Për SKAI, avokati i familjes së Caroline-së, Thanasis Harmanis , ka thënë se autori jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin , por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos.  Ndërsa siç tha ai 10 ditë më parë vrasja mori 20,000 euro nga nëna e saj.

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regjia mahnitëse, talenti i pashembullt në aktrim,” ka thënë ai.

“Përveç 2,200 euro për arkivolin, shtoni 2,000 euro për transportin e viktimës në Alonissos. Gjithsej 4,200 euro. Sigurisht, nuk përmendet transferta bankare prej 20,000 euro që ai mori,” ka shtuar avokati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu