Ish-burri tenton të vrasë gruan, çfarë ndodhi kur mbërriti policia

0

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të rënda është parandaluar nga Policia Tiranë. Ka qenë një patrullë e Komisariatit nr.1 në kryeqytet që sapo ka marrë njoftim se, ish-burri po kërcënonte me armë gruan, është nisur me urgjencë drejt shtëpisë në Sauk.

Menjehërë, oficerët e patrullës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e konfliktit. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Merko 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu