Psikologia flet për pasojat e Covid dhe temperaturave tek të sëmurët mendorë

0

Spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan ka filluar t’i rikthehet normalitetit pas periudhës së pandemiës dhe dhjetëra infektimeve që kaloi stafi i spitalit dhe personat e sëmurë.

Me zbutjen e masave anticovid dhe qetësimin e situatës pandemike është krijuar mundësia për të parë më nga afër pasojat që ka shkaktuar në shëndetin mendor kjo pandemi.

Në një intervistë për Infowebtv psikologia e spitalit Adela Lamcja shprehet duke thënë se me shfaqjen e simptamatikave të panjohura më parë ka pasur dhe një numër të konsidderueshëm të individëve që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor.

E përsa i përket situatës aktuale dhe temperaturave të nxehta ajo thotë se rritja e tempt të larta dhe shtimi i simptomatikave të sëmundjeve mendore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit kanë tendencë për të shtuar ndjeshmërinë tek to.

Sipas psikologes humbja e oreksit dhe pagjumesia janë predispozuese për të stërmunduar gjendjen emocionale të një individi, jo vetëm të një personi me probleme mendore.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu