Publikohet foto e personit të vrarë brenda në banesë në Shkodër. Policia jep versionin zyrtar

0

Del foto e personit të ekzekutuar sot në Shkodër.

Policia e Shkodrës informon se vrasja ka ndodhur në lagjen Tom Kola. Sipas poliucisë 51-vjeçari Petrit Vuksani është vrarë në banesën e tij në rrethana të paqarta.

Aktualisht po ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policise:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu