Publikohet lista e Eurovizionit, ja kur do të përformojë Anxhela Peristeri

0

Është publikuar sot radha si do të këndojnë të gjithë pjesëmarrësit në festivalin evropian të muzikës Eurovizion.

Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’ me tekst në Olti Currit dhe muzikë në Kledi Bahitit. Ajo do të përformojë e 11-ta në natën e dytë të festivalit.

Eurovizioni do të mbahet në Roterdam të Hollandës nga 18 deri në 22 maj, pas anullimit të ‘Eurovision 2020’ për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatori i Eurovision ka paraqitur 4 skena të mundshme për këtë festival që realizohet pavarësisht pandemisë COVID-19. Në ditët në vijim organizatori i festivalit do të konfirmojë se cili skenar do të vihet në zbatim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu