Qarkullonte me armë dhe drogë me vete, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

0

Aksioni për kapjen e personave në kërkim duket se vazhdon ende në Tiranës. Policia e Shtetit ka vënë në një pranga një 35-vjeçar të identifikuar si Endris Noga. I riu u prangos në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:30 të mëngjesit, pasi u gjet me armë zjarri dhe lëndë narkotike, e llojit kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Qarkullonte me armë dhe drogë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër. Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu