Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

0

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sepolia të Athinës. Mediat greke raportojnë se një person i cili dyshohet se është shqiptar është qëlluar më plumb në kokë.

Të shtënat u zhvilluan në “Rrugën 30 Durrachiou”, në një kafene. Policia mori një telefonatë në lidhje me incidentin në orën 17:55. Ndërkohë mediat greke raportojnë se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën 5 plumba në kokë dhe në trup. Një tjetër media greke citohet të theksojë se viktimës i janë bërë edhe disa atentate të tjera.

Pas sulmit të armatosur, thuhet se autori, sipas disa dëshmive, kishte hipur në një taksi dhe ishte zhdukur. Një ndjekje të tij është nisur policia dhe po punon për ta lokalizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu