Qëlloi priftin grek në Francë, 40-vjeçari pranon autorësinë: Kishte lidhje me gruan time!

0

Një 40-vjeçar ka pranuar plagosjen e një prifti Ortodoks Grek në qytetin francez të Lyonit javën e kaluar. Ai është shprehur se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje personale. I dyshuari 40-vjeçar u tha prokurorëve se prifti kishte një lidhje me gruan e tij. Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52 vjeç, u qëllua dy herë me një armë gjahu jashtë kishës më 31 tetor. Ai foli me policinë pasi doli nga koma të Mërkurën.

Të shtënat erdhën disa ditë pasi tre njerëz u vranë në një sulm me thikë në një kishë në qytetin jugor francez të Nicës .

Burimi: BBC | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu