“E rrahu sa humbi pjesërisht shikimin”/Në pranga shqiptari që vendoste gjoba

0

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona një 28-vjeçar shqiptar dhe një italian, të akuzuar trafik drogë.

Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë nga karabinierët e Alessandria për tregti droge, zhvatje të rëndë dhe dëmtim të rëndë personal.

Ndër të tjera sipas informacioneve  dy të arrestuarit të ndihmuar nga të paktën katër persona të tjerë, të varur nga droga morën kokainë prej tyre me kredi, duke fryrë shumat e duhura dhe duke i kërcënuar ata.

Borxhet ishin në rritje, të ashtuquajturat “gjoba” u shtuan duke dyfishuar shumën e rënë dakord.

Shpesh ka pasur rrahje të dhunshme; në një rrethanë viktima pjesërisht humbi shikimin dhe pësoi lëndime të rënda dhe të përhershme.

Ndalimi i tyre është bërë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Uova d’Oro”, i cili u krye nga njësia hetimore e departamentit operativ të komandës provinciale të Alessandria dhe filloi pas një ankese nga bashkëjetuesja e një 41-vjeçari nga një komunë në provincë që përfundoi në spital, në të cilat u zhvatën mbi 40 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu