Qendistaria tradita e cila po trashëgohet nga vajzat e reja

0
Screenshot

Ndërsa nxënësit kanë marrë pushimet verore, Muzeun Etnografik të Elbasanit e kanë “pushtuar”bisedat gazmore të vajzave dhe fijet shumëngjyrëshe që enden në gjilpërë.

Për të katërtin vit në muze organizohen kurse me të rinj të cilët mësojnë traditën e bukur shqiptare, atë të qendistarisë. Kur u duk se tradita u zbeh, ajo ka nis të rigjallërohet, kjo edhe si rezultat i iniciativave të ndërmarra për rivitalizimin e saj.Vetë të rinjtë shprehen të impresionuar për faktin se mund të mësojnë punimet artizanale, njësoj si gjyshet apo nënat e tyre.

Punimet artizanale ndoshta nuk janë në modë, por kurrë nuk e kanë humbur bukurinë shprehet artizania e cila po asiston vajzat të mësojnë qendistarinë.

Screenshot

Me kujtime të bukura edhe nga gjyshet vajzat kanë filluar ta duan qëndisjen, punimet me gjergjef, grepin apo tezgjahun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu